Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetime për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm lidhur me asfaltimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Dyshohet se punonjës të Bashkisë Belsh lejuan shtimin e rrugëve pa projekt, për të favorizuar fushatën elektorale.
Katër persona, përfshirë punonjës të Bashkisë dhe përfaqësues të subjektit “V.H.” shpk, janë ndaluar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.