Një tjetër denoncim është bërë ndaj Luan Tollozhinës, 63-vjeçarit i arrestuar pas përplasjes fizike me komisionerin e PS-së, Enton Gega, në Pogradec. Kësaj here, një e moshuar 73-vjeçe ka deklaruar se është dhunuar nga Tollozhina, i cili, sipas saj, e kapi prej fyti dhe e ofendoi rëndë.
“Jam 73-vjeçe, jam ngritur nga shtrati, vajta votova normalisht. As nuk më ofendoi absolutisht asnjeri. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më ka zënë Luan Tollozhina prej gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne që t’i thotë. Të më dhunojë dhe të më thotë mua je komuniste dhe rrugaçe në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu,” tha e moshuara.
/5pyetjet.al