-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, vëzhgon procesin zgjedhor në Durrës

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato, ka vëzhguar procesin e zgjedhjeve në Durrës paraditen e sotme. Ai shprehu se zgjedhja e Durrësit për vëzhgimin e këtij procesi ishte e qëllimshme, pasi nuk dëshironin të përqendroheshin vetëm në Tiranë.

“Erdhëm edhe në Durrës se nuk donim të vëzhgonim procesin e zgjedhjeve vetëm në kryeqytet. Kjo është hera e parë e Shqipërisë që organizohen zgjedhje që pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian. Jo se nuk kemi besim te OSBE-ODIHR, që ka dhjetëra grupe inspektimi e vëzhgimi në terren, që po bëjnë një punë shumë të mirë, por erdhëm vetë për të parë nga afër se si po ecën procesi zgjedhor në Durrës,” tha Gonzato.

Ai shtoi se procesi zgjedhor do të analizohet me kujdes, duke përfshirë jo vetëm votimin, por edhe aspekte të tjera që lidhen me procesin. “Nuk mund të flas për procesin pasi do analizojmë me kujdes çdo gjë, jo vetëm procesin e votimit, por edhe para e pas këtij procesi,” përfundoi Gonzato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit