Një tjetër person është arrestuar sot në Qarkun e Elbasanit për shkeljen e fshehtësisë së votimit. Ky rast ka ndodhur në fshatin Spathar, në Librazhd, ku një individ ka fotografuar fletën e votimit gjatë procesit zgjedhor.
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Librazhd, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur telefonin celular për të fotografuar votën e tij në qendrën e votimit nr. 2742.
Për këtë arsye, është sekuestruar aparati celular i përdorur në këtë rast.