Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mbajti një konferencë për media, ku dha informacion mbi zhvillimin e procesit zgjedhor. Ai theksoi se deri tani, nuk janë raportuar asnjë problem në lidhje me funksionimin e pajisjeve dhe se gjithçka po vijon pa pengesa në qendrat e votimit.
“Raportimet tregojnë që procesi po shkon normalisht, nuk raportohen probleme as me funksionalitetin e pajisjes, apo probleme të tjera që mund të afektojnë procesin në këto 75 qendra votimi. 44 në Vorë dhe 31 në njësinë administrative numër 10,” tha ai.