-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Disa sfida të vogla në qendrat e votimit, procesi vazhdon pa probleme

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka dhënë një pasqyrë të situatës gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme. Ai bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë qendër votimi të pahapur apo të bllokuar, edhe pse janë regjistruar disa vonesa dhe sfida të vogla.

“Nuk kemi asnjë qendër të pahapur apo bllokuar. 8 përqind e qendrave u hapën me vonesë ndërmjet orës 07:00 – 08:00. 5% e qendrave ka pasur kuorum prej 4 anëtarësh por nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët”, tha Celibashi, duke theksuar se, megjithatë, procesi ka vijuar pa probleme të mëdha.

Ai gjithashtu raportoi për tensione të vogla mes anëtarëve të komisioneve në disa qendra, të cilat janë trajtuar nga KQZ. “5% e qendrave ka pasur tensione mes anëtarëve të komisionit, pretendime për grumbullim personash, ka ndërhyrë KQZ dhe situata është stabilizuar,” shtoi ai.

Për më tepër, Celibashi informoi se 21% e personave me aftësi të kufizuara nuk janë asistuar siç kërkohet nga ligji dhe se ka pasur disa probleme logjistike që kanë shkaktuar ndërprerje të procesit në 6% të qendrave. Sipas tij, këto çështje janë trajtuar dhe zgjidhur pa ndikim të madh në procesin zgjedhor.

Ai përfundoi duke përmendur gjithashtu një rast të mosrespektimit të distancës prej 150 metrash nga qendrat e votimit: “5% kemi mos respektim të distancës prej 150 metra të personave, rast i para 40 e pak minutash”, theksoi Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit