-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjin Gjoni: Shqetësim për praninë e administratorëve në qendrat e votimit

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë Gjin Gjoni ka dhënë një deklaratë për mediat pas ushtrimit të të drejtës së votës, duke theksuar rëndësinë e këtij akti për të ardhmen e fëmijëve dhe zhvillimin e vendit. Gjoni u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të votojnë për ndryshim, ndërkohë që ngriti shqetësimin për praninë e administratorëve të njësive vendore në qendrat e votimit, çka sipas tij është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Ka raste kur administratorë ndodhen brenda qendrave të votimit pa pasur ndonjë atribut ligjor apo bexha identifikimi. Kjo është e palejueshme,” tha Gjoni, duke shtuar se kjo situatë është konstatuar në disa njësi administrative të qarkut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit