Në bashkinë e Librazhdit, në qendrën e votimit nr. 27/42, është pezulluar përkohësisht procesi i votimit.
Komisionerët kanë konstatuar disa zgjedhës duke fotografuar fletët e votimit, çka ka çuar në ndërprerjen e menjëhershme të procedurës.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të vendit, procesi po vijon normalisht dhe pa incidente madhore.