Sot, më 11 Maj Shqipëria ka nisur procesin zgjedhor për Parlamentin e ri, me mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas raportimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 ka arritur në 26.26%.
Ky përqindje është marrë nga të dhënat e 2099 qendrave të votimit nga gjithsej 5225 qendra të hapura. Deri tani, kanë votuar 373,008 qytetarë nga 1,420,472 zgjedhës të regjistruar në këto qendra.
Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, deri në të njëjtën orë, pjesëmarrja kishte arritur në 31.52%. Procesi zgjedhor vazhdon dhe do të monitorohet për të parë zhvillimet e mëtejshme gjatë ditës.
/5pyetjet.al