-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon komisioneri i PS, akuzohet për ngacmim, përplasje fizike në qendrën e votimit

Kryesoret

Komisioneri i Partisë Socialiste në një qendër votimi të Pogradecit Enton Gega ka treguar detaje nga një përplasje fizike që ka ndodhur sot, e cila përfshiu Luan Tollozhinën, një qytetar që akuzoi Gegën se kishte ngacmuar vajzën e tij.

Sipas dëshmisë së Gegës, konflikti nisi kur Tollozhina e akuzoi atë për ngacmim ndaj të bijës. Ai theksoi se situata shpërtheu gjatë momentit që po votonte një person me aftësi ndryshe, një proces që komisioneri e kishte trajtuar sipas rregullave të trajnimit, duke lejuar që këta qytetarë të votonin me ndihmë.

“Përshkalla i situatës, ai më ofendoi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Ky person gjithmonë ka bërë kështu gjatë çdo zgjedhjeje,” tha Gega, duke shtuar se situata u agravua më pas kur ai dhe Tollozhina u përballën jashtë qendrës.

Gega raportoi ngjarjen në polici, ndërsa bashkëshortja e tij, Suela Gega, tregoi se pas incidentit, ata janë përballur me një grup prej 4-5 personash që i kanë sulmuar fizikisht. Ajo shtoi se djali i tyre, i cili është i operuar dhe ka këmbën e thyer, u godit me arka, dhe ajo u mundua ta mbrojë, por u dhunua gjithashtu.

Ky incident ka ngritur shqetësime për dhunën dhe tensionet që mund të shoqërojnë procesin zgjedhor, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për hetime të mëtejshme.

Raporton për News 24

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit