-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shabani apelon për votim masiv

Kryesoret

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Tiranën Endrit Shabani ka votuar sot në shkollën “Ali Demi”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e Shqipërisë dhe apeloi që çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e tij të votës.

“Ne kemi 300 ditë me diell, por vetëm një ditë për të vendosur për të ardhmen tonë,” u shpreh Shabani pas hedhjes së votës.

Gjatë fjalës së tij, Shabani prezantoi gjithashtu një sistem të avancuar me inteligjencë artificiale, që do të përdoret për rinumërimin elektronik të votave. Ai theksoi se ky sistem ka për qëllim të verifikojë saktësinë e rezultateve zgjedhore dhe të sigurojë përputhshmërinë e tyre me vullnetin e qytetarëve.

“Po bashkëpunojmë me një kompani ndërkombëtare të specializuar në inteligjencën artificiale për njohjen e imazheve. Kjo do të na lejojë të verifikojmë që rezultati i firmosur nga komisionerët të përputhet me vullnetin e qytetarëve,” deklaroi Shabani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit