Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit. Me anë të një postimi, Manja shprehet se vullneti është në kuti, vota pret të lexohet drejt, me qetësi dhe respekt.
“Manja: 11 maj 2025, ora 19:00 – loja u mbyll! Fitoi demokracia dhe qytetaria!
Faleminderit nga zemra qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës për qetësinë dhe maturinë e treguar sot. Vullneti juaj është në kuti, vota pret të lexohet drejt, me qetësi dhe respekt – ashtu siç ju e treguat me qytetari të plotë. Mirënjohje Lezha, Kurbini dhe Mirdita!”, shkruan Manja.