Personat me aftësi të kufizuara janë përballur me vështirësi për të ushtruar të drejtën e votës në Yzberisht, ku disa qendra janë vendosur në kontenierë të përshtatur.
Sipas raportimit mungesa e rampave dhe hapësirës së brendshme ka bërë që lëvizja me karroca të jetë thuajse e pamundur, duke penguar aksesin dhe pjesëmarrjen e barabartë në procesin zgjedhor.