Po vijon procesi i numërimit të votave në gjithë vendin. Mirëpo mësohet se Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve në Maliq ka ndërprerë procesin e numërimit.
Shkaku i ndërprerjes është bërë një kërkesë e numëruesve, të cilët kanë thënë se janë të lodhur dhe duan që të rifillojnë punën nesër.
Në këtë KZAZ janë numëruar 36 kuti nga 74 që janë në total.