Në Qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 264 kuti votimi nga gjithsej 1282, dhe sipas rezultateve të përkohshme, Partia Socialiste kryeson me 42,060 vota, që përbëjnë 47.8% të totalit.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 30,744 vota, ose 35.0% të përkrahjes.
Forca e tretë më e madhe është Partia Mundësia, që ka grumbulluar 4,381 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit.