Vazhdon debati tek KZAZ nr 40 në Tiranë, ku vëzhguesit e Partisë “Mundësia”, të kryesuar nga kandidatja për deputete Barbara Doda, kanë denoncuar parregullsi serioze gjatë procesit të numërimit të votave.
“Manipulimi i procesit zgjedhor është vepër penale. Duhet t’i krahasoni të treja, jo një nga një. Duhet t’i krahasoni të treja. Nxirri të treja. Shto atë të PSD-së. Ky është mashtrim. Kush jeni ju që thoni mashtrim. Shtojini atë, lëreni hilet.
Në prokurori do shkoni të gjithë, ta dini. Po manipuloni procesin zgjedhor para mediave”, shprehet Shehaj. Ndërkohë për këtë rast drejt KZAZ-së është nisur Ilirjan Celibashi. Shehaj është pranë mandatit të dytë në Tiranë.
Tensione në KZAZ 40, Shehaj përplaset me policët: Po vjedhin votat, vetëm zvarrë na nxirrni