Kryeministri Edi Rama ka reaguar për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur krenarinë për këtë ngjarje historike dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë.
Rama shkruan: “Më 16 maj, të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu, do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.”