-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump nis vizitën në Arabinë Saudite për marrëveshje ekonomike

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku nisi vizitën e tij katër-ditore në Lindjen e Mesme. Ky tur fokusohet kryesisht në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nënshkrimin e marrëveshjeve investimesh, përkundër sfidave të sigurisë që vazhdojnë të prekin rajonin, si dhe tensioneve në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Trump është shoqëruar nga figura të rëndësishme të botës së biznesit, përfshirë Elon Musk, drejtuesin e Teslës. Vizita ka filluar në Riad, ku po mbahet Forumi i Investimeve SHBA-Arabia Saudite. Pas kësaj, Presidenti amerikan do të udhëtojë në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të forcuar marrëdhëniet me këto shtete.

Gjithashtu, Trump ka njoftuar mundësinë e një udhëtimi të mundshëm në Turqi, ku mund të takohet me liderët e Rusisë dhe Ukrainës. Kjo vizitë, e dyta që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, ndodhi pas udhëtimit në Romë për funeralin e Papa Françeskut, dhe vjen në një periudhë të ngarkuar gjeopolitike për SHBA-të, duke përfshirë negociatat për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe çështjen e sigurisë në Gaza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit