Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministri Edi Rama vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e nxisin atë. Ai theksoi arritjet konkrete dhe bashkëpunimin e thelluar mes dy vendeve, duke falënderuar edhe homologun e tij për mbështetjen dhe angazhimin e drejtpërdrejtë.
“Dua t’ju falënderoj ju posaçërisht për kujdesin qysh në ditën kur unë erdha për samitin e Londrës që ngarkuat njerëzit tuaj për të na ndihmuar me ekspertizën e tyre në organizimin e këtij samiti në Tiranë që shpresoj ta kemi në lartësinë e duhur nesër.
Ky është një moment i rëndësishme i marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Asnjëherë më parë nuk keni qenë aq të lidhur në dy çështje të rëndësishme; çështjen e Ukrainës, si dy vende që ndajnë edhe anëtarësinë në NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm.
Besoj se në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ndërsa s ai takon të parë, marrë parasysh dhe situate gjeopolitike është edhe më e trazuar, ne kemi thelluar bashkëpunimin.
Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye për të qenë krenarë për punë e bërë. Shifrat janë mbresëlënëse dhe përfitoj nga rasti i pranisë thuaj për të theksuar se referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksesshëm është gjëja e duhur për publikun britanik. Jo kultivimi i miteve se shqiptarët janë një problem për britanikët,”shprehet Rama