Kryeministri Edi Rama ka komentuar së fundmi deklaratat fyese të disa zyrtarëve britanikë ndaj komunitetit shqiptar në Britani, duke theksuar se retorika e tyre ka pasur pasoja politike. Ai u shpreh se personat që kanë sulmuar shqiptarët, tashmë janë larguar nga politika, duke e lidhur këtë me një “mallkim” që, sipas tij, iu është kthyer. Megjithatë, Rama bëri dallimin mes këtyre zyrtarëve dhe kryeministrit britanik, duke theksuar se ky i fundit nuk ka qenë pjesë e retorikës fyese.
“Duhet të jemi të drejtë dhe të mos harrojmë që nuk është se ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo treguar me gisht shqiptarët. Kanë qenë disa individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë, ky nuk është justifikim sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë. Megjithatë, mallkimi i shqiptarëve nuk është shumë i mirë, sepse iu kthye dhe sot janë jashtë parlamentit,” tha Rama.
/5pyetjet.al