-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria U-17 nis përgatitjet për Europianin historik në shtëpi

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Ndeshja hapëse do të luhet më 19 maj në “Arenën Kombëtare”, ku kuqezinjtë e vegjël do të përballen me një sfidë të vështirë ndaj Portugalisë, duke nisur nga ora 18:00.

Trajneri Andrea Tedesco ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë fazë përgatitore intensive. Nga këta, vetëm 20 do të përfshihen në listën përfundimtare që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë event të rëndësishëm kontinental për grupmoshat.

Pjesa më e madhe e lojtarëve të thirrur kanë qenë pjesë e grupit edhe më parë, por stafi teknik ka përfshirë gjithashtu disa emra të rinj, të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Lista finale me 20 lojtarët që do të luajnë në Europian do të shpallet të premten.

Ky Europian U-17 përfaqëson një moment historik për futbollin shqiptar, jo vetëm për faktin që organizohet në Shqipëri, por edhe për mundësinë që brezi i ri të matet me më të mirët e Europës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit