-sidi education-spot_img
15.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Macron nga Tirana: Jemi 700 milionë, njerëzimi i ka sytë nga ne

Kryesoret

Presidenti francez, Emanuel Macron nga Tirana kërkoi reagim të përbashkët dhe të fortë kundër agresionit rus, por edhe tarifave të reja amerikane.

Ai tha se Europa ka 700 milionë konsumatorë dhe si treg i madh nëse qëndron bashkë është më i fortë. Macron tha se Rusia nuk e do armëpushimin, teksa shtoi se Evropa duhet të tregojë unitet pavarësisht kërcënimeve.

“Kam kënaqësi t’iu shohë në samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Faleminderit për mikpritjen. Jemi këtu sot në kohëra kur jetët e vendeve tona dhe situata në kontinent i sjell seriozitet këtij takimi.

Mbledhja e të gjithë krerëve të shteteve na jep shpresë për një kontinent më të gjerë që të përballemi me sfida dhe ta bëjmë në unitet pavarësisht rrezikut që na kërcënon.

Ndonjëherë ka kërcënime të unitetit. E para është lufta e agresionit rus në Ukrainë. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshmëve. Është e rëndësishme që Ukraina të mbështetet. Rusia nuk e do këtë armëpushimi. Ajo duhet t’i kthehet bisedimeve të 2022.

Duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Duhet të ecim përpara. Duhet të mbështetet Moldavia nga agresioni i përditshëm rus. Duhet mbrojtur në zgjedhje pasi e dimë sa ndikim ka.

Është i rëndësishëm dhe një armëpushim në Gaza. Njerëzimi, Kina, India, Afrika, i kanë sytë nga ne. Ndonjëherë nuk e kuptojnë çfarë po bëjmë me Ukrainën. Na duhet paqe diplomaci, unitet për demokracinë tonë.

Për të qenë të besueshëm duhet një reagim i përbashkët. Na duhet një shtyllë e fortë evropiane në NATO. Evropa ka shumë më rëndësi sa i përket sigurisë”, tha Macron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit