-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Macron: Të ngrihet Sekretariati për Komunitetin Politik Europian

Kryesoret

Presidenti francez Emannuel Macron bëri thirrje nga Tirana që Europa të jetë e bashkuar në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare. Macron kërkoi të ngrihet një Sekretariat për të koordinuar punën e Komunitetit Politik Europian.

“Të gjithë i kanë sytë nga ne. Le të shpjegojmë se çfarë po bëjmë me Ukrainën. Kush thotë që kur vjen fjala për sovranitet territorial ju bërtisni që është kërcënim për jetën e jeni të heshtur kur bëhet fjalë për tragjedi humanitare. Na duhet paqe, diplomaci, unitet. Është e vështirë. Për të qenë të besueshëm duhet të kemi reagim të përbashkët. Na duhet një shtyllë e fortë europiane në NATO dhe duhet të veprojmë së bashku.

Europa ka shumë më rëndësi sot sa i takon trajtimit të sigurisë sot. Komuniteti Politik Europian mundëson që t’u sjellim sigurinë njerëzve tanë kur vjen fjala për trafikim e drogës etj. Pika e tretë, kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Rumania sot ka kërcënime që minojnë demokracitë tona, këto krijojnë manipulime gjatë zgjedhjeve, ka ndërhyrje të huaja konstante. Duhet të bëmë më shumë për të mbrojtur infrastrukturën nga sulmet kibernetike, të gjurmojmë edhe flukset financiare që ushqejnë këto sulme hibride.

Pika e fundit, siguria ekonomike. Deri më tani nuk kemi kuptuar mjaftueshëm që përfaqësojmë mbi 700 milionë banorë, shumë më i madh se ai amerikan. Është edhe më me ndikim se tregu kinez. Duhet të heqim barrierat tregtare, duhet të bashkohemi që kjo Europë të jetë më e bashkuar ekonomikisht dhe nga pikëpamja tregtare. Duhet bërë diçka më shumë edhe për integrimin rajonal.

Ne do bashkërendohemi për të luftuar kërcënimet nga jashtë. Do jemi më të fortë po të rrimë së bashku, për të mbrojtur tregjet tona. Të bashkërendojmë punën tonë edhe për çështje të unitetit ekonomik. Rreziku për Europën, rreziqet janë të pranishëm dhe Komuniteti Politik Europian na ndihmon të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake dhe të bashkërendojmë disa nisma konkrete. Është koha të ngrihet, siç e tha dhe Edi, një Sekretariat që mund të bashkërendojë këto aktivitete dhe të kemi këtu edhe praninë e KiE dhe do ishte e dobishme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit