Sot në Tiranë po zhvillohet Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian. Në takim marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vendet e Bashkimit Europian, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të kontinentit. Në qendër të diskutimeve do të jenë çështje kyçe si siguria, konkurrueshmëria ekonomike dhe fuqizimi i brezit të ri.
Axhenda e Samitit
10:00: Mbërritja e delegacioneve
11:15: Ceremonia e hapjes
11:40: Fotografia e përbashkët familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:15: Drekë zyrtare
14:30: Tryeza e dytë tematike
15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve
17:30: Seanca plenare e mbylljes
18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).