Sot në Tiranë u zhvillua Samiti i Komunitetit Politik Europian. Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz u shpreh se Europa nuk mund t’ia dalë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi.
Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues.
E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian.
Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë” tha ai.