-sidi education-spot_img
14.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana, sot epiqendra e Europës

Kryesoret

Liderët e Ballkanit Perëndimor, krerët e BE-së, mes tyre Macron dhe Merz, kryeministri britanik por edhe Presidenti ukrainas Zelensky janë mbledhur sot në Tiranë ku do të zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian.

Mbrëmë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e Brukselit janë pritur në një darkë informale në kryeqytetin shqiptar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.

E pranishme në darkë ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti malazez Jakov Milatoviç, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryesuesja e presidencës boshnjake Željka Cvijanović dhe kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski.

Të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të BE-së, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa dhe përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. I

I pranishëm sot është edhe kryeministri polak, Donald Tusk.

AXHENDA E SAMITIT, E PREMTE, 16 MAJ:

10:00: Mbërritja e delegacioneve

11:15: Ceremonia e hapjes

11:40: Fotografia e përbashkët familjare

11:45: Seanca e parë plenare

13:15: Drekë zyrtare

14:30: Tryeza e dytë tematike

15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve

17:30: Seanca plenare e mbylljes

18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit