Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj është ende në vijim. Aktualisht, mbeten rreth 14 mijë vota të panumëruara nga jashtë vendit, sipas informacionit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Për momentin, po numërohen votat e diasporës për kandidatët në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës.
Autoritetet zgjedhore pritet që së shpejti të përmbyllin procesin e numërimit dhe të japin rezultatet përfundimtare.