Ditët e fundit kanë qenë të ngarkuara për Agron Gjekmarkajn, drejtuesin politik të Qarkut Lezhë, i cili ka arritur të sigurojë një fitore të ngushtë 4:3 ndaj PS.
Ndërkohë që po vëzhgonte numërimin e votave në Parkun Olimpik të Diasporës, disa anëtarë të PD Lezhë i bënë një surprizë të papritur duke i sjellë një tortë për të festuar ditëlindjen e tij.
Gjekmarkaj, i cili sapo ka mbushur 51 vjeç, nuk e priste këtë mënyrë feste, por gjithsesi, ai e ka shijuar momentin mes përkushtimit të demokratëve të Qarkut Lezhë.