Dhëndri i Donald Trump Jared Kushner ka zbuluar detaje nga projektin në Ishullin e Sazanit, duke e cilësuar atë si një nga zhvillimet më unike në botë. Në një videomesazh nga Forumi Ndërkombëtar FII, i mbajtur në Tiranë, Kushner tregoi se njohja e tij me Shqipërinë ka ardhur rastësisht, kur në verën e vitit 2021 po shkonte për në Korfuz dhe kaloi disa ditë në bregdetin shqiptar.
“Kushner theksoi se pas vizitës në jug të Shqipërisë, ekipi i tij hulumtoi për një vit mundësitë për investime dhe e vlerësuan Shqipërinë si një mjedis të përshtatshëm për të realizuar projekte të mëdha. Ai gjithashtu ndau përshtypjet e tij për Shqipërinë, duke përmendur takimin me kryeministrin Edi Rama dhe tërheqjen që pati nga vizioni dhe aftësitë politike të tij.
Jam xheloz që jeni në Shqipëri sot, është një vend i bukur. Kam qenë me pushime kur lamë qeverinë në verën e vitin 2021, ishim në anijen e një shoku, para Korfuzit kaluam disa ditë në Shqipëri. Në një nga netët, kryeministri Rama erdhi te anija. Nuk e kisha takuar kur ishim në qeveri, por u impresionova me vizionin se çfarë donte të bënte ai për Shqipërinë.
Unë nuk dija asnjë gjë për vendin, nuk e dija as historinë e të shkuarës së errët të komunizmit që e kishte lënë plotësisht të pazhvilluar si shtet.
Një nga gjërat që më tërhoqi ishte se ai (Rama) është një politikan me shumë aftësi, një lider i fuqishëm dhe i zgjuar, por edhe një artist. U intrigova nga kjo dhe para së të shkoja në Korfuz, vizituam Butrintin që ishte një sit spektakolar. Vendi kishte një natyrë të bukur, por dukej sikur ishte një vend që askush nuk e dinte dhe nuk e kuptonte. U mendova për një vit dhe një vit më vonë fillova të shikoja mundësitë për investime në Ballkan dhe ortaku më tha ‘hajde ikim në Shqipëri, të shohim çfarë mund të bëjmë’. Vendi po ndërton një aeroport në bregdetin që ata mendojnë se është më i bukuri. Kështu që shkuam atje dhe pamë për mundësi për të ndërtuar diçka që do të jetë unike në botë.
Shpenzuam një vit duke studiuar tregun, demografinë, a është një vend i pastër, a do të bëjë qeveria atë që premton. Sa më shumë që stadium tregun aq më shumë u dashuruam me atë që do të krijonim dhe kuptuam që mjedisi ishte perfekt,” shtoi ai.