Ditën e sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sërish për të shtatëmbëdhjetën herë për konstituim. Seanca do të nisë në orën 10:30 nga kryesuesi Avni Dehari.
Ditën e enjte seanca dështoi pasi deputetët për të tetën herë me radhë nuk e formuan komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse konstitumi do të zvarritet shumë, atëherë bllokadën në Kuvend do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.