Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se do të përdorë sanksione të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje që do t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“SHBA të përdorë ndikimin mbi Rusinë nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, kjo do të jetë shkatërrimtare për Rusinë. Askush nuk e përdor ndikimin më mirë se unë,” ka thënë Trump.
Në deklaratat e tij, ai ka theksuar se përdorimi i ndikimit të SHBA-ve është i domosdoshëm për të mbyllur këtë kapitull të luftës, duke kërcënuar me masa të rënda ndaj Rusisë.
Trump është kritikuar shpesh për mosndëshkimin e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë dhe për qëndrimet e tij që kanë mbështetur një qasje më të butë ndaj Rusisë. Ai ka vazhduar të jetë kritik ndaj liderëve të Ukrainës, duke e quajtur presidentin Volodymyr Zelensky “shitësin më të madh në botë,” një term që ai ka përdorur më parë për udhëheqësin ukrainas.