-sidi education-spot_img
16 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Austria fiton Eurovision, Shqipëria në vendin e 8-të

Kryesoret

Austria është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2025 me performancën e artistit 23-vjeçar JJ me këngën “Wasted Love”.

Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionua në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku. Nga juria, Shqipëria mori 45 pikë, ndërsa pikët maksimale i mori vetëm nga Franca.

Austria ka fituar dy herë Eurovisionin në pjesëmarrjet e saj ndër vite. Në vitin 2014 e fitoi Conchita Wurst me  këngën “Rise Like a Phoenix” si dhe në vitin 1966 me Udo Jürgens me këngën “Merci, Chérie”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit