Ernest Muçi do të qëndrojë te Beşiktaş edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve që klubi turk mund ta largonte pas kritika për paraqitjet e tij këtë vit.
Ky vendim ka ardhur falë mbështetjes së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka insistuar që Muçi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.
Beşiktaş ka bërë të qartë se do ta mbajë shqiptarin, përveç nëse vjen një ofertë prej 10 milionë eurosh, shumën që ata shpenzuan për ta marrë nga Legia e Varshavës.
E ardhmja e Muçit mbetet e paqartë, pasi ende nuk dihet nëse ai do të jetë titullar apo një “rezervë luksi”, por mbështetja e trajnerit norvegjez tregon besim të madh në aftësitë e tij për sezonin që vjen.