-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për Leonard Luzin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në Vlorë, më gusht të vitit 2023.

Leonard Luzi dhe Muharrem Koroveshi u dënuan me nga 11 vjet burg, ndërsa Amarildo Nikolli mori 2 vite e 9 muaj burg pasi u shpall bashkëpunëtor i drejtësisë.

Sipas hetimeve, Luzi dhe Koroveshi ishin të interesuar për vrasjen e dy personave, për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit, dhe financuan ekzekutimin. Nikolli, ekzekutori i planifikuar, dhe të tjerë, përfshirë Erio Zejno, ishin pjesë e grupit, por atentati dështoi pasi Nikolli u arrestua nga policia më 7 gusht të vitit 2023.

Gjatë leximit të vendimit, Luzi shpërtheu ndaj Nikollit dhe prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, me fyerje dhe kërcënime. “Do e shikojmë kur të dal nga burgu.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit