Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Blendi Klosi në emisionin 5 pyetje nga Babaramo u shpreh se kjo fushatë ishte shumë e qetë dhe jo agresive.
Klosi tha se në këtë fushatë më shumë lajm bëri Giro D’italia dhe Samititi i Komunitteit Politik Europian.
“Ajo që ka pasur një gjë të mirë kjo fushatë është se nuk ishte agresive, e qetë, më shumë lajm bëri Giro d’italia dhe samiti europian dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme. Ne jemi atje që njerëzit na vlerësojnë dhe punojmë dhe pas 4 vitesh na votojnë.”, tha Klosi.