Një 38-vjeçar u arrestua në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë në rrugën “Kosova”. Drejtuesi i automjetit, banues në Londër, ishte në gjendje të dehur dhe po paraqiste rrezik në trafikun urban.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban morën masa arrestimi për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.