-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja/ Ermir Dedja ekzekutohet me armë zjarri, dyshohet pritë e mirëorganizuar

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur në orët e para të së martës në Durrës, ku 29-vjeçari Ermir Dedja humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Burime nga Policia bëjnë me dije se viktima ishte i njohur për autoritetet, me precedentë penalë për trafik droge dhe vepra të tjera kriminale. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Haxhiaj, i riu kishte pasur konflikte të mëparshme, çka ngre dyshimet se autorët kanë vepruar me qëllim dhe kanë organizuar një pritë të mirëplanifikuar.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorët e kanë ndjekur dhe mbajtur në vëzhgim viktimën, duke qenë në dijeni të lëvizjeve të tij dhe orarit kur ai do të dilte nga banesa. Sulmi ndodhi në afërsi të një qendre shëndetësore, e cila ka pësuar dëmtime nga plumbat.

Zona ku ndodhi ngjarja është e mbuluar me kamera sigurie, për shkak të pranisë së disa qendrave mjekësore dhe laboratorëve privatë. Ekspertët e hetimit janë duke sekuestruar pamjet filmike, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Të shtënat kanë shkaktuar panik mes banorëve, të cilët kanë qenë ndër të parët që kanë njoftuar policinë. Grupi hetimor po vijon punën për të grumbulluar prova të tjera, ndërsa hetimet janë ende në fazën intensive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit