Një revoltë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit, ku disa të burgosur shqiptarë dhe gjeorgjianë refuzuan të kthehen në qelitë e tyre, duke shpërndarë flakë në disa objekte dhe dyshekë brenda sektorëve E dhe Z.
Zjarri u shua shpejt nga shërbimet zjarrfikëse, ndërsa autoritetet, përfshirë drejtorin e policisë dhe negociatorë, janë në vendngjarje për hetime.
Sipas raportimeve të mediave greke, revolta ka lindur pas një kontrolli të fundit në qeli, ku u sekuestruan disa telefona celularë.
Hetimet vijojnë për të identifikuar organizatorët dhe për të marrë masat përkatëse.