Durrës, 20 maj 2025 – Ermiri Dedja, 29 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmë rreth orës 00:50 në lagjen nr. 18 të Durrësit.
Ai kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, e goditën me breshëri kallashnikovi.
Dedja, me origjinë nga Shijaku, kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se kishte qenë i përfshirë në aktivitete kriminale. Pas ngjarjes, policia ka ngritur një grup hetimor dhe ka nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.