Dashamir Shehi gjatë një konference për shtyp lajmëroi se është larguar nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim. Shehi u shpreh se mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se u ka hapur rrugë të rinjve dhe uron që të prodhojnë një sienergji politike më të mirë.
“Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate”- është shprehur Shehi.
“Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”-shtoi ai.