Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntëmbëdhjetë.
Lëvizja Vetëvendosëse ka insistuar që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit.
54 deputetë votuan pro, një kundër dhe abstenime nuk pati.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të vazhdojë pasnesër me 23 maj në orën 11:00.