Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka pranuar një Boeing 747 nga Katari për t’u përdorur nga Presidenti Donald Trump, pasi Pentagoni të bëjë përmirësimet e nevojshme për të përfshirë masat e sigurisë dhe kërkesat e misionit funksional.
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes, Sean Parnell, marrëveshja është realizuar në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret federale.
Megjithatë, një burim i njohur me diskutimet ka pohuar se marrëveshja ende nuk është finalizuar, duke u shtuar se bisedimet mes ekipeve ligjore vazhdojnë.
Parnell nuk ka dhënë detaje nëse administrata ka paguar për avionin, duke i referuar pyetjet për transferimin e avionit Forcave Ajrore të SHBA-së.
I pyetur për këtë marrëveshje, Presidenti Trump e vlerësoi si një “gjë të shkëlqyer”, duke theksuar se Katari po e dhuron avionin për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Kryeministri i Katarit ka theksuar gjithashtu se ky transaksion ka qenë pjesë e bashkëpunimit të gjatë dhe të ligjshëm mes dy vendeve.