-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kika: Hetimet e SPAK, goditja e krimit të organizuar

Kryesoret

Në një diskutim të zhvilluar në një studio televizive, gazetari dhe analisti Mentor Kika ka komentuar operacionin anti-drogë të realizuar sot nga SPAK dhe antimafia italiane, ku u godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Ai e vlerësoi këtë ngjarje si një zhvillim të rëndësishëm, duke theksuar se operacioni ka zbuluar emra të përfshirë në grupe kriminale, të cilët janë gjithashtu pjesë e disa institucioneve shqiptare.

“Një ngjarje e rëndësishme dhe duhet t’i jemi falenderues atij që ka krijuar aplikacionin SKYECC që zbuloi emrat e disa grupeve kriminale. Personat që u zbuluan ishin edhe pjesë të disa institucioneve shqiptare. Lind edhe pyetja edhe se si paraja e krimit ka deportuar në Shqipëri,” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se nuk dihej pse SPAK nuk kishte nisur hetimin më herët, megjithatë theksoi se mund të ketë pasur disa arsye. Sipas tij, disa individë janë akuzuar nga opozita si influencues në zgjedhjet e 11 majit.

“Nuk e di se pse SPAKU nuk nisi hetimin më herët dhe nuk dimë nëse ka pasur disa arsye. Disa emra janë akuzuar edhe nga opozita si influenc edhe në zgjedhjet e 11 majit. Shqiptarët kanë qënë dëshmitar të krimit zgjedhor,” theksoi Kika.

Më tej ai shtoi se SPAK, edhe pse një institucion hetimor dhe jo një skuadër ushtarake, ka metodën e saj të hetimit dhe përgjimit, dhe do të hetojë nëse ka pasur ndërhyrje me para në zgjedhjet e 11 majit.

“Por SPAKU nuk është një skuadër ushtarake që të ndërhyjë me helikopter, por si institucion hetimor ka metodën e saj të hetimit dhe përgjimit. SPAKU do të hetojë edhe nëse ka pasur ndërhyrje me para në zgjedhjet e 11 majit. Nëse një kandidat është mbështetur nga krimi, votat mbeten,” përfundoi Kika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit