Papa Leo XIV, gjatë audiencës së tij të parë të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, bëri thirrje për një ndihmë humanitare urgjente për Rripin e Gazës, duke theksuar dhimbjen dhe pasojat shkatërruese që po i shkaktohen popullatës atje. Në një moment emocional, ai u shpreh për të ndihmuar ata që vuajnë më shumë nga ky konflikt.
“Përsërit thirrjen time të përzemërt për të lejuar hyrjen e ndihmës dinjitoze humanitare në Gaza dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët,” – tha Papa Leo XIV.