-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Schmeichel konfirmon vazhdimin e karrierës me Kombëtaren e Danimarkës

Kryesoret

Pavarësisht kritikave që ka marrë kohët e fundit, portieri danez Kasper Schmeichel ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares së Danimarkës. Në një intervistë për Daily Mail, 38-vjeçari theksoi se nuk i kishte lexuar komentet negative që janë shkruar për të dhe se futbolli është një sport ku çdo njeri ka mendimet e tij, një gjë që e konsideron normale.

“Kur isha fëmijë, ëndrra ime ishte të luaja për Kombëtaren dhe të vishja fanellën e Danimarkës. Të jem kapiten dhe të kem luajtur kaq shumë ndeshje është gjëja më e madhe për mua si futbollist,” u shpreh Schmeichel.

Portieri legjendar i Danimarkës ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe ka qenë pjesë e kombëtares për më shumë se një dekadë, duke qenë një figurë kyçe në sukseset e ekipit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit