Avokati Genc Gjokutaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se Artan Lame nuk ka ndërruar jetë. Gjokutaj thotë se Lame ndodhet në koma cerebrale dhe gjendje shumë të rëndë për jetën në Gjermani.
Ai i uron shërim të shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit.
“Lajmi i rremë i vdekjes së z. Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditën!
Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!
Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!
Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!
Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!
Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G”, ka shkruar Gjokutaj në facebook.