-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO refuzon kërkesën për veçim të çështjes penale të “Dosjes 5D”

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës për ndarjen e çështjes penale. Ata kishin kërkuar që procesi të trajtohej veçmas për të pandehurit si Mariglen Qato, Redi Molla dhe të tjerë, duke theksuar se akuzat dhe provat për secilin prej tyre janë të ndryshme.

Avokatja e Taulant Tushës theksoi se “provat dhe faktet janë të ndryshme për të pandehurit, bashkë me akuzën”, ndërsa mbrojtësit e të pandehurve të tjerë, Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, kërkuan të gjykoheshin gjithashtu veçmas për shkak të ngjashmërive dhe dallimeve në akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Sipas avokatëve, kjo do të ndihmonte për një shqyrtim më të drejtë të provave dhe akteve.

Megjithatë, GJKKO ka vendosur që procesi të vijojë i unifikuar për të gjithë të pandehurit, duke refuzuar kërkesën për ndarjen e çështjes dhe duke e lënë të pandryshuar vijimin e procedurave ligjore.

Tensione në sallën e gjyqit, avokatët kërkojnë shtyrjen e seancës për dosjen 5D

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit