Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur këtë një domosdoshmëri për të dyja vendet në përpjekjet e tyre për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Kallas ka filluar një vizitë dyditore në rajon, ku të mërkurën vizitoi Serbinë, ndërsa sot do të ndjekë një vizitë në Kosovë, për t’u drejtuar më pas në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka shprehur nevojën për riangazhim në procesin e dialogut, një hap kyç për të ecur përpara në rrugën e integrimit.
“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar,” shkroi Kallas.









