Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet më 29 maj, në orën 12:00, pas një ndërprerjeje dy mujore.
Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik, kur nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja.
Mandati i deputetëve përfundon më 8 shtator, kur do të mblidhet legjislatura e re.
Ky vendim është firmosur nga kryetarja Elisa Spiropali.