-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ndër vendet më pak të motorizuara në Europë, trafiku mbetet i pashpjegueshëm

Kryesoret

Megjithëse numri i automjeteve në Shqipëri është në rritje, vendi mbetet ndër më pak të motorizuarit në Europë, sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat.

Në fund të vitit 2023, në Shqipëri rezultonin 742 mijë automjete aktive, ose 306 mjete për 1000 banorë, sipas përllogaritjeve mbi popullsinë e përditësuar nga Censusi i fundit. Kjo e vendos Shqipërinë të tretën nga fundi në Europë për këtë tregues, pas Turqisë (176) dhe Maqedonisë së Veriut (264).

Edhe pse Tirana ka afërsisht 500 mjete për 1000 banorë, afër mesatares së Bashkimit Europian (550 mjete), pjesa tjetër e vendit mbetet shumë poshtë këtij niveli. Për krahasim, Italia kryeson me 694 mjete për 1000 banorë.

Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi trafikun e rënduar urban, i cili nuk reflekton realisht raportin automjet-popolatë.

Ndërkohë, rajonet më të motorizuara në Europë vijojnë të jenë në Itali, ndërsa vendet me përqindjen më të lartë të automjeteve elektrike janë Holanda, Suedia dhe Danimarka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit